HomeAktuale

Visar Memeti i nominuar nga APN si kandidat për kryetar të Preshevës

ALTERNATIVA për Ndryshim, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Përgjithshme dhe Këshillit Qëndrorë, ka votuar unanimisht për bartës së Listës Zgjedhore

Basketbolistet e Elitës nisin kampionatin me Duboçicën nga Leskovci
Kjo pesëshe do ta udhëheq Medvegjën deri në zgjedhjet lokale
Falja e Bajramit nga Xhamia e Strugarëve LIVE në transmetim

ALTERNATIVA për Ndryshim, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Përgjithshme dhe Këshillit Qëndrorë, ka votuar unanimisht për bartës së Listës Zgjedhore të ALTERNATIVËS për Ndryshim për zgjedhjet e 2 qershorit, kryetarin VISAR MEMETI për kandidat për kryetar të Komunës së Preshevës, theksohet në njoftimin e këtij subjekti politik, transmeton FOLonline.

“Strukturat e partisë më të madhe në vend, njëzeri dhanë besimin që Visar Memeti t’i prij këtij procesi, i cili është trashëgimi e ideatorëve të NDRYSHIMIT, vazhdimësia e së cilit do të rumbullaksohet më 2 qershor.

Duke e ditur fuqinë që ka besimi i mijëra qytetarëve që përqafuan NDRYSHIMIN prej kohësh, dëshira për të qenë të bashkuar e parimor veç shtohet, ndërsa ne edhe këtij procesi do t’i prijmë si çdoherë faqebardhë! 💙”, thuhet në njoftimin e APN-së.

COMMENTS