Pas një ndërprerjeje disaorëshe në Tërnoc ka filluar të stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm. Ekipi i N.P. Komunalia tashmë ka arritur ta sanoj
Pas një ndërprerjeje disaorëshe në Tërnoc ka filluar të stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm.
Ekipi i N.P. Komunalia tashmë ka arritur ta sanojë havarinë e shkaktuar në gypin kryesorë pranë Sh.F. „ Muharrem Kadriu „, raporton FOLonline.
Pritet që së shpejti edhe amvisëritë që jetojnë në pjesën e epërme të fshatit të kenë ujë për pije.
Si pasojë e rrjetit të stërvjetëruar të ujësjellësit në vendbanimet e komunës së Bujanocit shpesh shkaktohen havari të këtilla ku si pasojë dëmtohet edhe shtresa e asfaltit ndonjëherë edhe të saposhtruar.
COMMENTS