HomeAktuale

Vendos Ramadani: Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit me 30 korrik

Kryetari aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka caktuar datën 30 korrik për konstituimin e këtij forumi legjislativ. Ky ven

Bashkësitë Lokale nisin t’i ftojnë qytetarët për vaksinim
Nënshkuhet marrëveshja për bashkëqeverisje në KKSH
Bashkësia e Lokale e Tërrnocit e gatshme për „ Ditët e Komandant Lleshit „

Kryetari aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka caktuar datën 30 korrik për konstituimin e këtij forumi legjislativ.

Ky vendim erdhi si pasojë e konsultave të djeshme me përfaqësuesit e listave zgjedhore të cilat siguruan ulëse në kuvend.

Në një deklaratë për FOLonline, Ramadani dje kishte theksuar se ishte i gatshëm që në afat më të shkurtër kohor ta caktojë datën e kësaj seance, mirëpo pasiqë nuk kishte shumicë të deklaruar qeverisëse atëherë do të shikojë që ajo të thirret në prag të skadimit të afateve ligjore.

Postimi i sotëm i Enver Ramadanit:

 

Të nderuar qytetar të Komunës së Bujanocit,

Sot në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit bazuar në ligjet në fuqi, kam vendosur të ftoj Seancën Konstituive të Kuvendit Komunal Bujanoc për datë 30 korrik të ketij muaji.

Marrë për bazë përgjegjësit që kam dhe funksioni që ushtroj për 4 vite me ndërgjegjen me të pastër ndaj gjithë qytetarëve dhe për te miren e tyre, dje kam pasur konsulltime me të gjitha subjektet politike dhe grupet qytetare që kan fituar mandate në Kuvendin e ri Komunal për caktimin e datës për Seancën Konstituive ku kemi diskutuar reth datave në përputhje me afatet ligjore.

Uroj dhe shpresoj që Bujanoci të formoi organet e reja në afate ligjore dhe të zhvillohet dhe prosperoi si asnjë Komunë tjetër.

Me respekt
Enver Ramadani

COMMENTS