HomeAktuale

Vendim për themelimin e Institutit për Kulturë Shqiptare

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka miratuar themelimin e Institutit për Kulturë Shqiptare, një institucion i ri që, sipas njoftimit të kryetarit Enkel

Asociacioni Qytetar “Bujanoci”  dhuron kompjutorë për Shoqatën “Dituria”
Studentëve i “trashet kuleta”
APN: SKANDAL : Kryetarja jo legjitime e Komunes se Presheves – presion projektuesit per ndrrimin e pllakave te trotuarit

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka miratuar themelimin e Institutit për Kulturë Shqiptare, një institucion i ri që, sipas njoftimit të kryetarit Enkel Rexhepi, synon ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak.

Vendimi është marrë në seancën e KKSH-së me 10 vota pro dhe asnjë votë kundër, ndërsa sipas kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi, ky hap përbën një arritje të rëndësishme institucionale për shqiptarët në rajon.

Instituti pritet të funksionojë si mekanizëm profesional për dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare shqiptare, duke kontribuar në forcimin e identitetit kulturor dhe historik.

Rexhepi falënderoi këshilltarët që mbështetën projektin, ndërsa theksoi se pesë këshilltarët e APN-së munguan në seancë dhe nuk morën pjesë në votim.

Sipas tij, themelimi i Institutit për Kulturë Shqiptare është investim për identitetin kombëtar dhe për brezat e ardhshëm, duke e cilësuar këtë vendim si një tjetër premtim të realizuar në shërbim të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

COMMENTS