HomeNë fokus

Unifikimi paszgjedhor i shqiptarëve të Bujanocit, çfarë solli takimi në KKSH? (Video)

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Bujanocit: Sali Salihi-PD, Ragmi Mustafi-PVD, Shqiprim Musliu-LPD, Arbër Pajaziti-APN dhe Driton

Kamberi takon ambasadorin e ri të OSBE-së
Mustafa kërkon nga qeveria zbatimin e “Planit 7 pikësh”
Ndërron jetë nxënësi i klasës së IV

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Bujanocit: Sali Salihi-PD, Ragmi Mustafi-PVD, Shqiprim Musliu-LPD, Arbër Pajaziti-APN dhe Driton Rexhepi-LB, iu janë përgjigjur sot ftesës së kryetarit të KKSH, Nevzad Lutfiu, për të diskutuar rreth bashkëpunimit paszgjedhor të shumicës shqiptare.

Vet nikoqiri i takimit, Nevzad Lutfiu, ka bërë një përmbledhje të qëndrimeve të palëve në takim ndërsa ka paralajmëruar se takimet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Nga takimi del se PD dhe LPD janë shprehur në favor të draftit të marrëveshjes, PVD ka kërkuar plotësim ndryshime, APN nuk e ka pa si serioze marrëveshjen ngase ka potencuar se bëhet fjalë për individë e jo parime, derisa LB ka kërkuar koalicion parazgjedhor me bartës kandidat të pavarur.

Postimi i Lutfiut pas takimit:

Të nderuar qytetarë

Sot realizuam takimin e dytë me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare me qëllim arritjen e marrëveshjes parazgjedhore për koalicion paszgjedhor(motivi kryesor i kësaj marrëveshje është ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit).
Bashkëlidhur me ftesën për takim, KKSH palëve i ka dërguar edhe një draft të marrëveshjes për të cilën u diskutua në takim.
Në vazhdim po paraqes qëndrimet e subjekteve politike, pjesëmarrëse të këtij takimi:
-Partia Demokratike u shpreh e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes dhe nuk paraqiti vërejtje.
-Partia për Veprim Dekomratik u shpreh e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes, por paraqiti disa ndryshime-plotësime në marrëveshje.
-Lëvizja e Progresit Demokratik u shpreh e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes dhe nuk paraqiti vërejtje.
-Alternativa për Ndryshim u paraqit e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes me kushtin që një marrëveshje e tillë të zbatohet dhe në KKSH, gjithashtu nuk e sheh KKSH-n si institucion kredibil për arritjen e kësaj marrëveshje.
-Lëvizja e sapo formuar politike e kryesuar nga Driton Rexhepi, paraqiti një propozim tjetër;krijimin e një liste të përbashkët me kandidat konsensual apolitik, por nuk e përjashtoi mundësinë që të jet i pranishëm dhe në takimin e radhës për të diskutuar në takimin-marrëveshjen finale.

Nga e hëna do të punojmë për marrëveshjen finale e cila do t’i prezantohet të gjitha palëve.

Deklaratat pas takimit- Video TV Spektri:

 

 

COMMENTS