Këshilli Komunal i Bujanocit ka mbajtur të enjten seancën e 22-të, në të cilën janë shqyrtuar disa çështje që lidhen me funksionimin e komunës dhe

Këshilli Komunal i Bujanocit ka mbajtur të enjten seancën e 22-të, në të cilën janë shqyrtuar disa çështje që lidhen me funksionimin e komunës dhe planifikimin për vitin e ardhshëm.
Në rendin e propozuar të ditës kanë qenë taksat administrative komunale dhe tarifat për shfrytëzimin e sipërfaqeve publike për vitin 2027, si dhe përcaktimi i kontributit për rregullimin e tokës ndërtimore dhe kriteret për caktimin e çmimit të qirasë së saj.
Një nga pikat e rëndësishme të mbledhjes ka qenë edhe propozimi për dhënien e pëlqimit për draftin përfundimtar të kontratës së partneritetit publiko-privat, që parasheh zëvendësimin, racionalizimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ndriçimit publik në Komunën e Bujanocit, përmes masave për kursimin e energjisë.
Anëtarët e Këshillit kanë pasur në rend dite edhe plotësimin e Programit të Veçantë të Ndërmarrjes Publike „Komunalac“, lidhur me projektet e parapara në buxhetin komunal për vitin 2026.
Në fillim të seancës u bë shqyrtimi i procesverbaleve nga tri mbledhjet e mëparshme, të mbajtura më 1, 20 dhe 28 tetor.

COMMENTS