HomeNë fokus

TIKA turke e gatshme të investojë në Bilaç

Në ambientet e kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit është zhvilluar takimi mes koordinatorit të TIKA-s për Serbi dhe kryetarit të komunë

Mustafa takim me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës
Deri të hënën gjithçka gati e mbyllur
“Dosja-Zgjedhjet në Tërrnoc”: Gjykata mund të vendos deri më 21.05, ora 9:55 ( dokument)

Në ambientet e kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit është zhvilluar takimi mes koordinatorit të TIKA-s për Serbi dhe kryetarit të komunës së Bujanocit.

Siç njofton faqja zyrtare e komunës në Facebook, gjatë takimit u diskutua për realizimin e dy projekteve në Bilaç, konkretisht renovimin e zyrave të Bashkësisë Lokale që do të mund të shfrytëzohej edhe për qëllime kulturore dhe aktivitete tjera, si dhe ndërtimi i një parku në fshat.

“Koordinatori i TIKA-s theksoi se mjetet financiare janë të siguruara, kurse kryetari Arifi premtoi që pjesën tjetër financiare të nevojshme për t’i implementuar këto projekte do t’i sigurojë komuna e Bujanocit.

Takimi i përfaqësuesve të komunës së Bujanocit dhe TIKA-s është vazhdimësi e marrëdhënieve të mira mes dy palëve”, thuhet në njoftim.

COMMENTS