HomeSport

Tërnoci synon tre pikë në ndeshjen e parë para publikut vendës

Pas fitores si mysafirë në hapje të sezonit pranveror ndaj Çekminit, futbollistët e Tërnocit do të zhvillojnë ndeshjen e parë para publikut vendës

Përse fluturuan helikopterët mbi Tërnoc?
KOMUNA E BUJANOCIT ANGAZHON 40 ASISTENTË PERSONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2021/2022
Ndërron jetë profesori Hasan Mustafa

Pas fitores si mysafirë në hapje të sezonit pranveror ndaj Çekminit, futbollistët e Tërnocit do të zhvillojnë ndeshjen e parë para publikut vendës në këtë pjesë të kampionatit.

Në fushën e blertë të „Agallarëve“ zbret ekipi Plantazha nga Donje Stupanje e komunës së Leskovcit.

Ndeshjen e xhiros së 17-të të Zonës „Jugu“ tërnocasit e presin në një atmosferë mjaft të mirë dhe imperativ kanë fitoren dhe tre pikë të reja.

Për momentin, Tërnoci ndodhet në pozitën e 9 në tabelë me 20 pikë të tubuara ndërsa Plantazha zë vendin e 11-të me 16 pikë.

Në pjesën e parë të kapionatit, Tërnoci ka humbur si mysafirë ndaj këtij ekipi me rezultat 2:1.

Ndeshja zhvillohet të dielen me fillim prej orës 15:00.

COMMENTS