Kandidati për kryetar komune nga PVD, Driton Rexhepi, përsëri ka thumbuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. Përmes postimit në Facebo
Kandidati për kryetar komune nga PVD, Driton Rexhepi, përsëri ka thumbuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.
Përmes postimit në Facebook, Rexhepi i ka cilësuar afera imagjinare paralajmërimet e Arifit për publikimin e fituesve të subvencioneve të bujqësisë.
Postimi i plotë i Driton Rexhepit:
“Aferat imagjinare” të subvencioneve të bujqëve, dështimi kuptimplotë!
Si duket nuk ka bojatisje dhe gënjeshtër, e aq më pak duke trilluar “afera imagjinare” që do ta bëjë derman qeverisjen e Bujanocit.
Ofroni qytetarëve investime reale, që krijojnë vende pune e i japin frymë ekonomisë lokale, mjaft më me shoë-et e trilluara, sepse asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë mos fillimin e realizimit të premtimeve elektorale!
Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shëndërrojnë të bardhën në të zezë.
COMMENTS