HomeShoqëri

Banka Intesa me njoftim zyrtar për mbylljen e degës në Bujanoc

Banka Intesa ka filluar me dërgimin e sms-ve në numrat e telefonit të klientëve të saj me anë të të cilëve zyrtarisht i njofton për mbylljen e eks

ANKETË
Ramadani takon kryeparlamentarin Konjufca
Çfarë solli dialogu shoqëror “Plani 7 pikësh-arsimi”?

Banka Intesa ka filluar me dërgimin e sms-ve në numrat e telefonit të klientëve të saj me anë të të cilëve zyrtarisht i njofton për mbylljen e ekspoziturës së saj në Bujanoc, shkruan FOLonline

Në njoftim thuhet se shërbimet në Bujanoc kryhen vetëm deri më 29.12.2021 ndërsa pas festave të Vitit të ri në dispozicion do të jetë ekspozitura në Vranjë.

Gjithashtu, në njoftim theksohet se ATM (bankomati) për tërheqjen e parave edhe më tej do të mbetet në funksion në të njejtin vend.

Përmbajtja e plotë e SMS:

Ju njoftojmë se ekspozitura e Banka Intesa në rr.  Karagjorgja Petroviqa 111, Bujanoc, do të jetë në dispozicion deri më 29.12 në orën 16:00, pas së cilës pushon së punuari.

Nga data 30.12 në dispozicionin tuaj është ekspozitura  në rr.  Dr.Dimitrija Jovçiqa 2 në Vranjë, orari i punës i së cilës është nga e hëna në të premte nga ora 8:30 deri në 19:00 (arka nga ora 8:30 deri në 16:00).

Për të tërhequr para, mund të përdorni ATM-në tonë, i cili qëndron në vendndodhjen aktuale, si dhe shërbimet bankare dixhitale 24/7 të cilat janë gjithashtu të disponueshme për ju.

Qendra e kontaktuese e Bankës është gjithashtu e disponueshme përmes telefonit 011 310 88 88.

Ne do t’ju kontaktojmë së shpejti me informacion shtesë.

Nëse deri më 29.12.  ju nuk mund të merrni kartelën tuaj të pagesës, kartelën e sigurimit ose PIN-in në degën në Bujanoc, nga 4.1. 2022 mund ta merrni në ekspoziturën në rr. Dimitrija Jovçiqa 2 në Vranjë.

COMMENTS