HomeSport

Tërnoci-Lugina regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, kthehen gjasat për titull

Ndeshja e shumfolur e xhiros së ‘19 midis Tërnocit dhe Luginës  e zhvilluar më 28 prill në folenë e “Agallarëve” është regjistruar me rezultat zyr

Arifi në vizitë ndërmarrjeve private, premton mbështetje
Skandaloze: Dëmtohet parku në Tërnoc
Adnan Merovci promovon librat në Bujanoc

Ndeshja e shumfolur e xhiros së ‘19 midis Tërnocit dhe Luginës  e zhvilluar më 28 prill në folenë e “Agallarëve” është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0.

Vendimin e mori Federata e Futbollit e Rrethit të Pçinjës pasi kishte konstatur se një futbollist i preshevarëve ishte aktivizuar pa çertifikatë të duhur mjekësore.

Kujtojmë se takimi gjatë 90 minutave kishte përfunduar me rezultat 1:1.

Kjo ndeshje kishte zgjuar reagime të shumta tek të dyja taboret ndërsa ishte komentuar mjaft edhe nga të gjithë sportëdashësit.

Me këto tre pikë të reja KF Tërnoci i ngjallë shpresat për të luftuar për vendin e parë në Ligë.

COMMENTS