Futbollistët e Tërnocit janë treguar sot shumë të fortë ndaj kundërshtarëve të tyre, ekipit të Pavllovcit nga komuna e Vranjës. Vendasit
Futbollistët e Tërnocit janë treguar sot shumë të fortë ndaj kundërshtarëve të tyre, ekipit të Pavllovcit nga komuna e Vranjës.
Vendasit gjatë tërë lojës dominuan në fushë duke korrur një fitore bindëse me rezultat 5:0, pjesa e parë 3:0, raporton FOLonline.
“ Agallarët “ ishin në krye të detyrës gjatë tërë ndeshjes, ndërsa të gjitha repartet në skuadër funksionuan siç është më së miri.
Nga dy gola për nikoqirët i shënuan Nasuf Ibrahimi dhe Bunjamin Xhemaili kurse gol shënoi edhe Hasan Bajrami.
Ndeshja u përshkua nga një atmosferë e mirë, ndërsa përshkak të masave epidemiologjike shikuesit u lejuan vetëm në njërën pjesë të tribunave.
Ndeshjen e ardhshme KF “ Tërnoci “ e zhvillon si mysafir në Zhbevc kundër ekipit Vihor.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielen e ardhshme më 20 shtator.
COMMENTS