HomeAktuale

Takohen Ambasadori Canaj dhe Ministri Berisha

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Shoqëror në Serbi, Demo Berisha, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Ba

KRZ konstaton rezultatet e përgjithshme për KKSH
Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i mundësohet qytetarëve të Luginës të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Republikën e Kosovës
Zbuten masat: Kafiteritë dhe restorante deri në mesnatë

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Shoqëror në Serbi, Demo Berisha, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, takim për të cilin ka njoftuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se, pavarësisht sfidave që ekzistojnë në marrëdhëniet mes dy shteteve, është e nevojshme hapja e kapitujve të rinj me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Serbi.

Në këtë drejtim, është diskutuar për krijimin e modaliteteve të bashkëpunimit që do të ndihmonin në avancimin e pozitës së të dy popujve, si dhe në zgjidhjen e problemeve përmes dialogut të hapur, i cili u cilësua si mekanizmi bazë i bashkëpunimit.

Ministri Berisha ka theksuar se Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare vazhdon të refuzojë çdo formë komunikimi me ministrinë përkatëse, gjë që sipas tij nuk kontribuon në përmirësimin e pozitës së qytetarëve që përfaqëson, por përkundrazi thellon sfidat ekzistuese dhe ngadalëson zgjidhjen e problemeve.

“Dialogu është e vetmja rrugë e qëndrueshme dhe e përgjegjshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për avancimin e të drejtave dhe pozitës së të gjitha pakicave kombëtare, pasi nënkupton respekt të ndërsjellë, shkëmbim argumentesh dhe kërkim të përbashkët të zgjidhjeve të qëndrueshme në interes të qytetarëve”, ka deklaruar ministri Berisha.

Ai ka shtuar se ministria mbetet e hapur për bisedime në çdo kohë, duke e cilësuar dialogun si të domosdoshëm për tejkalimin e sfidave, ndërsa ka theksuar se pret një qasje të përgjegjshme nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.

i,

COMMENTS