Ftesës së kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Saliu, për një takim, ditën e sotme, me drejtuesit e institucioneve dhe partive politik
Ftesës së kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Saliu, për një takim, ditën e sotme, me drejtuesit e institucioneve dhe partive politike, ju kanë përgjigjur vetëm përfaqësuesit e Alternativës për Ndrsyhim dhe Partisë Demokratike.
Ditë më parë, Salihu me anë të kësaj thirje kishte paraparë një takim konsultativ lidhur me takimin e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale ku do të diskutohej për zhvillimet dhe hapat që duhej ndërmarrë për gjendjen në Luginë.
Siç bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, arsyet e mosshkuarjes në takim asnjë subjekt nuk ia kishte transmetuar Salihut.
Postimi i Salihut:
Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,
Siç edhe para disa ditësh ju kam njoftuar që kam ftuar të gjithë udhëheqësit e institucioneve publike në Luginë të Preshevës si dhe liderët politik të partive kryesore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që me datë 10 Maj, pra sot, të realizojmë një takim që kishte si synim kryesor rënien dakord të një date sa më të afërt për realizimin e një mbledhje të Tre Kuvendeve (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc).
Nga mbledhja e Tre Kuvendeve të Luginës së Preshevës me fuqinë më të madhe dhe legjitimitetin faktit, do të duhej të formulonim kërkesat më konkrete dhe urgjente, duke parë edhe tendecën që me format sa më perfide të minimizojë prezencën e shqiptarëve në këto troje, me rezultatet e publikuara te Enti i Statistikave.
Gjithashtu, shifja të arsyeshme dhe shumë të nevojshme që, thirrja e Tre Kuvendeve ishte sa e nevojshme por edhe urgjente, sepse unifikimi i faktorit politik të Luginës së Preshevës, veçanërisht në një fazë kur bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë tashmë po futen në një fazë të re, është i patjetërsueshëm dhe i domosdoshëm.
Thirrjes për këtë takim shumë të domosdoshëm e të nevojshëm iu përgjigjën liderët e Alternativës për Ndryshim dhe Partisë Demokratike në Bujanoc.
Përgjigje për mospjesëmarrje nga liderët tjerë nuk morëm! Arsyetim për mosprezencë, gjithashtu nuk morëm!
Se cila është arsyeja që disa nga lider politik të Luginës së Preshevës nuk e gjetën të arsyeshme të jenë prezent ne një mbledhi të cilën ata vet kahmotshëm e kërkuan e ku të planifikoheshin hapat konkret që do të duhen të merren ndaj situatës më të re të krijuar lidhur me Regjistrimin 2022 dhe tendecës për të na shlyer të Beogradit, akoma nuk e di. Shpresoj që dikush, ndonjëherë të japë përgjigje.
Pavarësisht gjithçkaje, do të vazhdojmë përpjekjet tona me të gjitha mjetet politike e demokratike të jemi avokat të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nëse ne nuk ngrisim zërin, askush nuk do të vijë për të na lutur për të drejtat tona!
COMMENTS