HomeNë fokus

Seancë dëgjimore për Luginën në Senatin Amerikan

Në Senatin Amerikan është zhvilluar një seancë dëgjimore për Luginën. Me këtë rast, senatori Menendez ka kërkuar nga Administrata Amerikane dhe

APN: Nuk do të jemi dekor i pushtetit
Futbollisti që ka rrënjë nga komuna e Bujanocit bëhet pjesë e gjigantit Bayern München
Arifi në vizitë ndërmarrjeve private, premton mbështetje

Në Senatin Amerikan është zhvilluar një seancë dëgjimore për Luginën.

Me këtë rast, senatori Menendez ka kërkuar nga Administrata Amerikane dhe specifikisht nga Departmenti i Shtetit që të angazhohet më shumë për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Lajmin e bëri të ditur Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili ishte pjesë e kësaj senace.

Postimi i Bislimit:

Drejtperdrejtë nga dëgjimi në Senat: Lugina e Preshevës diskutohet në Seance Dëgjimore të Senatit Amerikan për herë të parë!

Senatori Menendez keërkon nga Administrata Amerikane dhe specifikisht nga Departmenti Shtetit që të angazhohet më shumë për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thenë se ‘si është e mundur që Serbia bënë kaq shumë presion për më shumë të drejta për serbët në Kosovë, gjerësa diskriminon thellësisht dhe sistematikisht shqiptarët etnikë në Luginë të Preshevës, duke pasivizuar adresat e tyre e duke i çregjistruar si banorë e qytetarë të atij vendi…’

#Krenar #LigaQytetareShqiptaroAmerikane, ka shkruar Bislimi.

Në vizitën e fundit në SHBA, delegacioni i përfaqësuesve nga Lugina kishte takuar senatorin Menendez.

 

COMMENTS