HomeNë fokus

Takimi i ambasadorit Bardhyl Canaj me përfaqësuesen e OKB-së në Beograd

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka pritur sot në ambientet e Ambasadës Përfaqësuesen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe

MUSTAFI: ZBATIMI SELEKTIV I LIGJEVE, DISKRIMINON SHQIPTARËT E LUGINËS
Stankoviqit i “djeg” shpallja qytetar nderi për Gent Cakaj dhe shkarkimi i drejtorëve serbë, këto akte i quan provokim
Stadiumi i Tërnocit merr pamje tjetër, por ka nevojë edhe për ndihmën tuaj

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka pritur sot në ambientet e Ambasadës Përfaqësuesen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Drejtoren e Zyrës së OKB-së në Beograd, Dominika Krois.

Sipas njoftimit të Ambasadës, gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit, si dhe shkëmbyen mendime mbi situatën në Ballkan dhe zhvillimet më të gjera gjeopolitike ndërkombëtare. Me këtë rast u vlerësua edhe roli i Shqipërisë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Po ashtu, palët ranë dakord për një agjendë të përbashkët në kuadër të vizitës së znj. Krois në Shqipëri gjatë muajit maj. Gjatë kësaj vizite, ajo pritet të zhvillojë takime me personalitete dhe përfaqësues shtetërorë nga fusha e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe me përfaqësues të pakicave kombëtare dhe organizatave të shoqërisë civile aktive në këto fusha”, thuhet në njoftim.

COMMENTS