HomeNë fokus

Takimi Arifi-Aliu: Presim ndryshime pozitive për Luginën

Ministri Kosovar i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka premtuar sot përkushtimin e instutucioneve të Prishtinës zyrtare drejt avancimit të pozitës së

Prezent edhe Arifi: Përveç Komandant Lleshit dekorohet edhe publicisti Llukman Halili
LMT mban orë mësimore me fëmijët e diasporës
Jepet në shfrytëzim toka bujqësore

Ministri Kosovar i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka premtuar sot përkushtimin e instutucioneve të Prishtinës zyrtare drejt avancimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës.

“Ne jemi angazhuar dhe po përpiqemi vazhdimisht që çështja e Luginës të jetë pjesë e të gjitha agjendave ndërkombëtare, përshirë edhe ate të Brukselit”, theksoi Aliu.

Këto komente, ministri kosovar i bëri pas një takimi në Bujanoc me kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

“Shqiptarët e këtushëm duhet të realizojnë të drejta të garantuara, përfshirë edhe përfaqësimin adekuat në instancat shtetëtore duke pasur madje edhe vende të rezervuara në parlament”, tha Aliu.

Duke folur për çështje të infrastrukturës, ministri Aliu tha se gjërat do të ndryshojnë pas parashikimit të dy milionë eurove në buxhetin për Luginën ndërsa u zotua se kjo shifër do të rritet në të ardhmen.

I pyetur nga FOLonline për ngecjet në punimet e autostradës Prishtinë-Dheu i Bardhë, ministri Aliu nuk ishte në gjendje të jap afate kohore se kur do të përfundojnë punimet.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, në fillim falenderoi Aliun për gjetjen e zgjidhjes për transportuesit nga Lugina në Kosovë por njëkohësisht ripërsëriti kërkesën për shfuqizimin e masave për hyrje në Kosovë nga ana e qeverisë.

I pari i Bujanocit shfaqi optimizmin se Qveria e Kosovës përveç mjeteve të parapara buxhetore do të shtojë edhe ndikimin politik tek faktori ndërkombëtar për problemet e shqiptarëve në Luginë.

Kur janë në pyetje projektet konkrete, Arifi tha se ministrit kosovar i’a ka përmendur pesë të tillë për realizimin e të cilëve pret mbështetje nga qeveria kosovare.

“ Do të kisha veçuar këtu transfer stacionin e grumbullimit të mbetutinave Bujanoc-Preshevë”, u shpreh Arifi.

Bashkëbiseduesit u zotuan se takime rreth projekte konkrete do të aranzhohen edhe me ministritë dhe dikasteret tjera të institucioneve kosovare.

 

 

COMMENTS