HomeShoqëri

Takim në Beograd për projekte konkrete në Bujanoc

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot në Beograd një takim pune me drejtorin e Srbijavode, Goran Puzović. Gjatë takimit

Prej sonte kafiteritë dhe restorantet mund të punojnë deri në 23.30
Pajaziti me mesazh për ardhjen e mërgimtarëve
Përkeqësimi i gjendjes me Covid në Bujanoc, nesër në Shtabin komunal edhe epidemiologu Tiodoroviq


Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot në Beograd një takim pune me drejtorin e Srbijavode, Goran Puzović.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin konkret në realizimin e disa projekteve në Komunën e Bujanocit, me fokus të veçantë në pastrimin e lumenjve dhe kanaleve, si masa të rëndësishme për mbrojtje nga vërshimet.
Kryetari Pajaziti kërkoi gjithashtu angazhim për pastrimin e Liqeni i Bujanocit, duke e cilësuar këtë si një çështje me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e hapësirave publike në komunë.
Sipas tij, punët konkrete pritet të nisin së shpejti.

COMMENTS