Kryetari i komunës së Preshevës dhe i APN-së, Shqiprim Arifi, dhe kandidati për kryetar në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga ky subjekt, Levent Qazi
Kryetari i komunës së Preshevës dhe i APN-së, Shqiprim Arifi, dhe kandidati për kryetar në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga ky subjekt, Levent Qazimi, janë pritur nga ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka.
Për takimin përmes Facebookut është shprehur kryetari Shqiprim Arifi:
Në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd
I shoqëruar nga kandidati për kryetar në Këshillin Kombëtar Shqiptar z.Levent Qazimi dhe shefi i kabinetit tim z.Visar Memeti, në takim me Ambasadorin z.Ilir Boçka, për të marrë mbështetjen e duhur për proceset që do t’i prijmë muajve në vazhdim.
Z.Boçka përshëndeti fushatën gjithëpërfshirëse që e kemi nisur nga 1 Tetori për procesin e Regjistrimit të Popullësisë, duke na mbështetur dhe inkurajuar për pjesmarrje masive dhe rëndësinë që ka ky proces për shqiptarët në Luginë të Preshevës, si mundësi e vetme për të luftuar masat diskriminuese kundrejt nesh.
COMMENTS