HomeShoqëri

Universitetet e Shqipërisë ofrojnë 30 bursa për studentët e Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka kumtuar sot se, nga viti i ri akademik Universitetet e Shqipërisë do të ofrojnë 30 bursa

Kryetari Pajaziti me fanelën e kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti
Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Kryetari i Preshevës apelon për 8 milionë euro nga Kosova dhe Shqipëria

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka kumtuar sot se, nga viti i ri akademik Universitetet e Shqipërisë do të ofrojnë 30 bursa për studentët e Luginës.

“Nën organizimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe me vëmendjen e veçantë të Ministrit z.Igli Hasani, takova rektorët e Universiteteve të Shqipërisë.
Tirana, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Gjirokastra nga viti i ardhshëm akademik do të ofrojnë bursa shkollimi dhe akomodim falas për studentët e Luginës së Preshevës.
Ky është vetëm fillimi i lajmeve të mira që do sjellim nga shteti jonë amë”, njoftoi Lutfiu përmes Facebookut.

COMMENTS