HomeAktuale

Sulejman ef. Fejzullahu: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në fushatë

Imami i Xhamisë së Mesme në Tërnoc, Sulejman ef. Fejzullahu, ka bërë sot thirrje për tolerancë në kohën e fushatës zgjedhore. Duke folur në “ Hytbe

Sonte në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës  
PVD: Jemi për rrespektimin e Marrëveshjes së Tiranës; APN: Partnerët e koalicionit kanë filluar të bëjnë hile
Me ndeshjet e Kupës starton futbolli në rajon


Imami i Xhamisë së Mesme në Tërnoc, Sulejman ef. Fejzullahu, ka bërë sot thirrje për tolerancë në kohën e fushatës zgjedhore.
Duke folur në “ Hytben e Xhumasë “, Fejzulla është shprehur se nuk është në traditën tonë kombëtare e fetare të mbjellim përçarje dhe të flasim me gjuhë të urrejtjes.
“ Është e kuptueshme të kemi dallim në mendime por jo edhe të shkojmë aq larg saqë të bëjmë etiketime për njëri-tjetrin “, ka theksuar Fejzullahu.
“ Ne jemi vend i vogël ku të gjithë njihemi. Zgjedhjet shkojnë e vijnë kurse ne duhet ruajtur miqësinë , tha ndër të tjera ef.Fejzullahu.
Ai kërkoi që gjuha e urrejtjes të ndalet njëherë e përgjithmonë edhe nga rrjetet socialale.
Imami i Xhamisë së mesme gjatë ligjëratës javore ka paraqitur disa shembuj nga jeta e profetit Muhamed s.a. i cili shquhej për tolerancën me njerëzit.

COMMENTS