HomeAktuale

Sulejman ef. Fejzullahu: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në fushatë

Imami i Xhamisë së Mesme në Tërnoc, Sulejman ef. Fejzullahu, ka bërë sot thirrje për tolerancë në kohën e fushatës zgjedhore. Duke folur në “ Hytbe

Pas takimeve me SNS-in, Pajaziti kërkon nga Arifi ta sqaroj pozicionin negociues
Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit
LDA Ballkan edhe në Luginë


Imami i Xhamisë së Mesme në Tërnoc, Sulejman ef. Fejzullahu, ka bërë sot thirrje për tolerancë në kohën e fushatës zgjedhore.
Duke folur në “ Hytben e Xhumasë “, Fejzulla është shprehur se nuk është në traditën tonë kombëtare e fetare të mbjellim përçarje dhe të flasim me gjuhë të urrejtjes.
“ Është e kuptueshme të kemi dallim në mendime por jo edhe të shkojmë aq larg saqë të bëjmë etiketime për njëri-tjetrin “, ka theksuar Fejzullahu.
“ Ne jemi vend i vogël ku të gjithë njihemi. Zgjedhjet shkojnë e vijnë kurse ne duhet ruajtur miqësinë , tha ndër të tjera ef.Fejzullahu.
Ai kërkoi që gjuha e urrejtjes të ndalet njëherë e përgjithmonë edhe nga rrjetet socialale.
Imami i Xhamisë së mesme gjatë ligjëratës javore ka paraqitur disa shembuj nga jeta e profetit Muhamed s.a. i cili shquhej për tolerancën me njerëzit.

COMMENTS