HomeAktuale

Standarde të dyfishta: Aksione para policisë dhe gjykatës në Bujanoc

Disa aktivistë shqiptarë kanë vendosur sot pankarta para stacionit të policisë dhe gjykatës themelore nê Bujanoc, në shenjë kundërshtimi tê standa

PD, PVD dhe LPD me marrëveshje për koalicion paszgjedhor në Bujanoc (dokument)
Arifi takon drejtorët e shkollave
Hapen qendrat tregtare, mësimi në shkolla i mundshëm nga 19 prilli

Disa aktivistë shqiptarë kanë vendosur sot pankarta para stacionit të policisë dhe gjykatës themelore nê Bujanoc, në shenjë kundërshtimi tê standardeve të dyfishta ndaj (mos) procesimit tê atyre që nxisin urrejtje kundër etnisë tjetër.

Njëri nga organizatorët, Nevzad Lutfiu, ish kryetar i KKSH, ka sqaruar arsyet e këtij aksioni simbolik.

Postimi i tij:

Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë!

Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.
Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH.
Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë.
Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!

COMMENTS