HomeShoqëri

Sinani takim me drejtorët ku për themelues është komuna

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka takuar sot  drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve ku për themelues është komuna. Për

APN grumbullon nënshkrime për Parlamentaret, Pajaziti bënë thirrje për përkrahje masive
Pajaziti: Nuk është pritur vendim ndryshe nga Këshilli Komunal
Diplomatët britanezë në Luginë

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka takuar sot  drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve ku për themelues është komuna.

Për takimet, Sinani është pronocuar përmes Facebookut.

Postimi i saj:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres drejtorët e institucioneve ku Komuna e Preshevës është themeluese, në një takim konsultativ ku diskutuam për gjendjen aktuale dhe hapat që do të ndërmarrim së bashku. Me menaxhim të mirë dhe qeverisje profesionale, ndërmarrjet tona komunale mund të funksionalizohen edhe pa ndihmën e shtetit, dhe ne jemi dëshmitarë të kësaj.

Biblioteka ‘Mehmet Jusufi’, Ndërmarrja Publike ‘Moravica’, Qendra Sportive ‘Presheva’, dhe Enti parashkollor ‘8 Marsi’ janë shembulli më i mirë se si politikat reformuese komunale dhe menaxhimi i drejtë mund t’i kthejnë këto institucione në ndërmarrje funksionale dhe profitabile, që ofrojnë shërbime të shkëlqyera për qytetarët.

Diskutuam për projektet e mbetura pezull dhe morëm zotimin e drejtorëve për të nisur sa më shpejtë me realizimin e tyre. Këtu përfshihen organizimi i turneut tradicional “Musa Musahu”, realizimi i projektit të parkingut të qytetit, menaxhimi i ujit të pijshëm, organizimi i Panairit të Librit dhe pasurimi i bibliotekës, si dhe përmirësimi i kushteve për fëmijët që ndjekin entin parashkollor.

Drejtuesit e ndërmarrjeve komunale, z. Besim Nasufi, z. Gazmend Aliu, znj. Albina Azizi dhe z. Bejzad Asllani, po tregojnë jo vetëm performancë shembullore, por edhe vizionin për t’i modernizuar dhe zhvilluar këto institucione. Me entuziazëm presim realizimin e këtyre projekteve që do të sjellin përmirësime konkrete për komunën tonë.

U zotova se do ta kenë përkrahjen time dhe të koalicionit tonë qeverisës.

#Publikja #QeverisjeEmirë #MenaxhimProfesional

COMMENTS