HomeNë fokus

Shtabi i UÇPMB-së shndërrohet në muze

Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës kanë vendosur që shtëpinë ku ka qenë i vendosur shtabi i UÇPMB-së

Zv/kryetari Musliu viziton familjet e dëshmorëve
Përkeqësimi i gjendjes me Covid në Bujanoc, nesër në Shtabin komunal edhe epidemiologu Tiodoroviq
Marrëveshje bashkëpunimi midis Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi

Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës kanë vendosur që shtëpinë ku ka qenë i vendosur shtabi i UÇPMB-së gjatë periudhës  2000-2001 ta shndërrojnë  në muze të rëndësisë së veçantë, shkruan FOLonline.

Simbolika e këtij shtëpie -muze ka të bëjë edhe me arritjen e paqes, kur më 20 maj të vitit 2001, me ndërmjetësimin e NATO-s u nënshkrua Dokumenti që i dha fund konfliktit dyvjeçar midis forcave serbe të sigurisë dhe UÇPMB-së, e që në opinion njihet si Marrëveshja e Konçulit.

Lajmin për ngjarjen që do të pasojë e bëri publik vet kryeyari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu, i cili i bëri thirrje qytetatëve që të marrin pjesë në event.

Postimi i Lutfiut:

Të nderuar qytetarë shqiptarë, më datë 20 maj bëhen 23 vjet nga marrëveshja e Konçulit.

Më datë 20.05.2024, shtëpia (shtëpia bazë e UÇPMB-së) ku u nënshkrua marrëveshja do të shndërrohet në muze.

Ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e muzeut, më 20.05.2024 duke filluar nga ora 11:00, në fshatin Konçul.

Nuk dimë kah të shkojmë nëse nuk e dimë nga kemi ardhur!

COMMENTS