HomeKulturë

Vetëm 2.88% e fondit për pakicat iu nda projekteve shqiptare: Nga 13 aplikime u miratuan vetëm tre

Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë ka publikuar rezultatet e konkursit për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve në fushën e kultur

Pajaziti përshëndet nisjen e projektit për aftësitë digjitale në Bujanoc
Çertifikohen dy lista zgjedhore për KKSH: PD (1) dhe PVD (2), ja kush janë kandidatët (dokument)
Fondacioni “Spektri dhe Miqtë” me gjoba administrative

Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë ka publikuar rezultatet e konkursit për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve në fushën e kulturës së pakicave kombëtare për vitin 2026. Nga fondi i përgjithshëm prej 20.850.000 dinarësh, komunitetit shqiptar i janë ndarë vetëm 600.000 dinarë, ose 2.88 për qind e mjeteve të përgjithshme.

Sipas listës së publikuar nga Ministria, janë mbështetur vetëm tre projekte shqiptare, secili me nga 200.000 dinarë.

Nga ana tjetër, në listën e projekteve të refuzuara figurojnë 10 aplikime të organizatave shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci. Kjo do të thotë se nga 13 projekte shqiptare të dorëzuara, vetëm 3 u miratuan, ndërsa 10 u refuzuan, me një shkallë suksesi prej rreth 23 për qind.

Krahasuar me pakicat e tjera kombëtare, komuniteti shqiptar renditet ndër përfituesit me mbështetjen më të ulët. Për shembull, komuniteti sllovak fitoi mbështetje për shtatë projekte, në vlerë të përgjithshme prej 1.400.000 dinarësh, më shumë se dyfishi i shumës së ndarë për projektet shqiptare. Edhe projektet e komuniteteve hungareze, boshnjake, rome dhe pakicave të tjera përfituan numër dukshëm më të madh projektesh dhe fonde më të larta.
Shifrat bëhen edhe më domethënëse nëse krahasohen me peshën demografike të shqiptarëve në Serbi. Edhe pse regjistrimi i popullsisë i vitit 2022  në komunat me shumicë shqiptare dhe nuk pasqyron numrin real të shqiptarëve, vlerësimet flasin për rreth 90 deri në 100 mijë shqiptarë, ose afërsisht 8 deri në 10 për qind të popullsisë së përgjithshme të pakicave kombëtare në Serbi.

Megjithatë, në konkursin e sivjetshëm shqiptarët përfituan vetëm 2.88 për qind të fondit të përgjithshëm. Nëse shpërndarja e mjeteve do të pasqyronte afërsisht peshën demografike të komunitetit shqiptar në mesin e pakicave, atëherë organizatat shqiptare do të mund të përfitonin rreth 1.7 deri në 2.1 milionë dinarë, pra afro tre herë më shumë se shuma e ndarë.

Edhe pse Ministria e Kulturës nuk ka përcaktuar se fondet ndahen sipas numrit të pjesëtarëve të secilës pakicë kombëtare, rezultatet e konkursit mund të nxisin diskutime mbi kriteret e vlerësimit dhe përfaqësimin e barabartë të komuniteteve në mbështetjen financiare për projektet kulturore.

COMMENTS