HomeNë fokus

Shqipëria mbështetë hapjen e zyres së KKSH-së në Medvegjë

Republika e Shqipërisë do të ndajë mjete për hapjen e zyres së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë. Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomati shq

Konstituimi i Kuvendit të Serbisë – shqiptarët e Luginës për herë të parë me tre deputetë
Kuvendi Komunal i Bujanocit miraton buxhetin për vitin 2022
K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash


Republika e Shqipërisë do të ndajë mjete për hapjen e zyres së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, përmes Facebookut, transmeton FOLonline.
„ Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare“, ka shkruar ndër të tjera Cakaj.

Postimi i plotë i ministrit Cakaj:

Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës 😊🇦🇱…

Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.

Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…

#JemiNjë

COMMENTS