HomePolitikë

Salihi: Nga këto zgjedhje të gjithë duhet të marrim mësim

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në listën e Koalicionit të Shqiptarëve te Luginës, Sali Salihi, ka falenderuar votuesit për mbështetje

Në rend dite buxheti, raportet e ndërmarrjeve publike…
Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërrnoc
Arrestohen përgjegjësit e “Komunalisë”

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në listën e Koalicionit të Shqiptarëve te Luginës, Sali Salihi, ka falenderuar votuesit për mbështetjen e treguar në zgjedhjet e 3 prillit.

Përmes një postimi në Facebook, Salihi ka qenë vet-kritik ndaj spektrit politik i cili nuk arriti unifikimin rreth një liste për zgjedhjet parlamentare duke shprehur keqardhje se shqiptarët mund të mbesin pa deputet.

Sipas tij, këto zgjedhje duhet t’i shërbejnë si mësin në vete të gjithë subjekteve për të ardhmen politike në këtë rajon.

Postimi i Salihit:

Miq dhe dashamirë,

Kur kanë kaluar 24 orë nga mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, dua t’ju falemnderohem publikisht secilit prej jush që ishit pranë meje javëve të fundit. Çmoj lartë angazhimin e të gjithëve, që nga procesi i mbledhjes së nënshkrimeve, gjatë fushatës parazgjedhore, e deri dje dita e djeshme e votimit. Falemnderoj të gjithë ata votues që edhepse agjërueshëm, dolën dhe i dhanë votë listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, pa harruar edhe komisionerët që qëndruan në vendvotime për më shumë se 13 orë për të siguruar proces të rregullt zgjedhor.

Gjatë këtyre ditëve kam takuar njerëz të mrekullueshëm në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Kam pranuar mesazhe përkrahëse nga shumë miq dhe mikesha nga Kosova, Maqedonia e Diaspora. Respekt për të gjithë.

Rezultatet preliminare zgjedhore nga 96% e numërimit të votave nuk janë ato që kemi synuar. Rezultati zgjedhor i vitit 2020, fatkeqësisht nuk u përsërit. Kjo do të duhej të na shërbejë si mësim se në një shtet me mbi 6.5 milionë banorë, ne jemi shumë të vegjël. Andaj, edhe nuk e kemi luksin që të garojmë ndaras në nivel republikan. Dalja e ulët e shqiptarëve me rreth 20% në këto zgjedhje, dhe në anën tjetër dalja prej rreth 60% në nivel republikan, më kanë pamundësuar që të fitoj ulësen e deputetit, e për më keq po rrezikon që shqiptarët të mos përfaqësohen me asnjë deputet në parlament. Mbesim me shpresë se deri në fund të procesit të numërimit të ndryshojë situata në favor tonin.

Në fund, por jo me më pak rëndësi, uroj shqiptarët e Medvegjës për rezultatin e tyre në zgjedhjet komunale. Uroj Partinë Demokratike në Medvegjë për fitoren e dy këshilltarëve komunal nga gjithsej tre, sa i fituan shqiptarët.

Ju falemnderit!

 

COMMENTS