HomeSport

 Sadat Pajaziti merr pozitë të rëndësishme te FC KEK

Trajneri me prejardhje nga Tërnoci, Sadat Pajaziti, është emëruar Menaxher i Përgjithshëm për Zhvillimin dhe Organizimin Sportiv të klubit FC KEK

Përtej Rrëmbimit: Libri që tronditi botën, tani në shqip
Shefja e re e Katedrës së Gjuhës Shqipe në takim tek Ambasadori Canaj
Arifi: Nëse jo nga Kosova, nga kush mund të kërkojë ndihmë Lugina?

Trajneri me prejardhje nga Tërnoci, Sadat Pajaziti, është emëruar Menaxher i Përgjithshëm për Zhvillimin dhe Organizimin Sportiv të klubit FC KEK në Kosovë, shkruan FOLonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, duke theksuar se angazhimi i Pajazitit është pjesë e një projekti afatgjatë për zhvillimin dhe rikthimin e klubit në nivelet më të larta të futbollit kosovar.

Pajaziti, i cili ka qenë edhe trajner i KF Tërnocit, ka një përvojë të gjatë në futbollin e Kosovës dhe Shqipërisë, ku gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Gjilani, Drita, Drenica, KEK-u, Vëllaznimi, Teuta, Apolonia dhe Kukësi.

Ndër sukseset e tij veçohen arritja në finalen e Kupës me Dritën dhe rikthimi i KEK-ut në Superligën e Kosovës në sezonin 2017/2018, kur skuadra regjistroi 18 ndeshje radhazi pa humbje.

Në pozitën e re, Pajaziti do të jetë përgjegjës për hartimin e strategjisë së zhvillimit të akademisë, identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, organizimin sportiv të ekipit të parë, përzgjedhjen e futbollistëve dhe koordinimin e stafit teknik.

FC KEK ka shprehur besimin se përvoja dhe profesionalizmi i trajnerit nga Tërnoci do të kontribuojnë në realizimin e objektivave të klubit.

/FOLonline/

COMMENTS