HomeShoqëri

Rregullimi i rrjetit elektrik për Lluçanin dhe Letovicën – Lajm i mirë për banorët!

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar sot për një zhvillim pozitiv që prek drejtpërdrejt jetën e banorëve të fshatrave Lluç

Në “Sezai Suroi” nis trajnimi me nxënës në kuadër të projektit inovativ për aftësi digjitale
Së shpejti shpërndahen mjetet për biznese, bujqësi, studentë, sport….
Grafitet në Bujanoc, reagon Rexhepi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar sot për një zhvillim pozitiv që prek drejtpërdrejt jetën e banorëve të fshatrave Lluçan dhe Letovicë. Pas shumë kërkesave të banorëve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Elektrodistribucionin, është marrë vendimi për rregullimin e rrjetit elektrik në këto dy vendbanime.

Ky vendim vjen pas një periudhe me probleme të vazhdueshme në furnizimin me energji elektrike, që ka shkaktuar vështirësi në jetën e përditshme të banorëve. Megjithatë, sipas kryetarit Pajaziti, problemi do të marrë fund shumë shpejt, pasi do të ndërrohet një pjesë e konsiderueshme e rrjetit ekzistues.

“Pas realizimit të këtyre punimeve, banorët nuk do të përballen më me ndërprerje të energjisë”, tha ai, duke theksuar se kjo ka qenë kërkesa më e rëndësishme që kanë paraqitur banorët e këtyre dy fshatrave.

Ky investim pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në cilësinë e jetës për banorët dhe është një shembull konkret i bashkëpunimit efektiv mes institucioneve dhe komunitetit lokal.

COMMENTS