HomeAktuale

Rivotimi në Breznicë dhe Samolicë ndryshon ndarjen e mandateve në KKSH, APN humb mandatin e gjashtë për vetëm dy vota

Pas përfundimit të rivotimit të së dielës në dy vendvotimet, në Breznicë dhe Samolicë, është përcaktuar edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për

Kamberi refuzon mirënjohjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë
Dr. Salihu: Mos hezitoni, shkoni te mjeku
APN: Qeveria e Serbisë emëron udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin e PVD-së.

Pas përfundimit të rivotimit të së dielës në dy vendvotimet, në Breznicë dhe Samolicë, është përcaktuar edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Në vendvotimin 19 në Samolicë, LPD–PDSh ka marrë 162 vota, PVD–AL 90 vota, PD–LR 40 vota dhe APN 33 vota.

Ndërkaq, në vendvotimin 7 në Breznicë, PVD–AL ka marrë 104 vota, LPD–PDSh 41 vota, APN 40 vota dhe PD–LR 23 vota.

Pas përfshirjes së këtyre rezultateve, PVD–AL mbetet lista me më së shumti vota, ndërsa rivotimi ka sjellë ndryshim në shpërndarjen e mandateve ndërmjet LPD–PDSh dhe APN-së.

Sipas rezultateve përfundimtare dhe përllogaritjes me sistemin D’Hondt, ndarja e 29 mandateve është: PVD–AL me 4.752 vota dhe 10 mandate, LPD–PDSh me 4.266 vota dhe 9 mandate, APN me 2.842 vota dhe 5 mandate, ndërsa PD–LR me 2.410 vota dhe 5 mandate.

APN humb mandatin e gjashtë për vetëm dy vota

Interesant është fakti se APN-së do t’i mjaftonin vetëm dy vota shtesë për ta siguruar mandatin e gjashtë, nëse rezultatet e listave të tjera do të mbeteshin të pandryshuara.

Sipas formulës D’Hondt, koeficienti për mandatin e nëntë të LPD–PDSh është 474, ndërsa ai për mandatin e gjashtë të APN-së është 473,67.

Me vetëm dy vota më shumë, koeficienti i APN-së do të arrinte në 474, duke krijuar barazim me LPD–PDSh për mandatin e fundit.

Kështu, rivotimi në Breznicë dhe Samolicë ka rezultuar vendimtar për shpërndarjen përfundimtare të mandateve në KKSH.

COMMENTS