Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK), në seancën e mbajtur më 26 nëntor, ka miratuar raportin për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kë

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK), në seancën e mbajtur më 26 nëntor, ka miratuar raportin për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura më 8 nëntor dhe të përsëritura në dy vendvotime më 22 nëntor.
Sipas rezultateve zyrtare, katër listat zgjedhore kanë siguruar votat dhe mandatet si vijon:
* PVD–AL: 4.752 vota – 10 mandate
* LPD–PDSH: 4.267 vota – 9 mandate
* APN: 2.843 vota – 5 mandate
* PD–LR: 2.410 vota – 5 mandate
Nga gjithsej 37.759 qytetarë të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore të pakicës kombëtare shqiptare, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.386 qytetarë, apo rreth 38,1 për qind.
Sipas raportit të RIK-ut, 14.272 fletëvotime kanë qenë të vlefshme, ndërsa 112 të pavlefshme.
Me zyrtarizimin e rezultateve, konfirmohet se PVD–AL është lista fituese, ndërsa LPD–PDSH, pas rivotimit në Breznicë dhe Samolicë, ka siguruar mandatin e nëntë në kurriz të APN-së.
Raporti përfundimtar i RIK-ut do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë dhe në faqen zyrtare të këtij institucioni.
Ndërkohë, subjektet politike kanë nisur konsultimet për mundësinë e krijimit të një koalicioni gjithëpërfshirës për drejtimin e KKSH-së, përbërja e re e të cilit do të numërojë 29 anëtarë.
Dokument: Izvestaj Albanci
/FOLonline/
COMMENTS