HomeShoqëri

Rikthehet prodhimi i duhanit në Bujanoc

Njoftim nga Shërbimi i Bujqësisë Shërbimi bujqësor i komunës së Bujanocit i njofton prodhuesit bujqësorë, veçanërisht ata bujqë që janë të inte

Vendosja e flamurit kombëtar nga deputeti Kamberi a u bë shkas që parlamenti i Serbisë të sjell „Kodin etik „?
Pastrohen kanalet në Turi
Koalicionet lokale në Bujanoc: Fundi i një epoke 60:40, a mund të vie në konsideratë 70:20:10 ?

Njoftim nga Shërbimi i Bujqësisë

Shërbimi bujqësor i komunës së Bujanocit i njofton prodhuesit bujqësorë, veçanërisht ata bujqë që janë të interesuar për kultivimin e duhanit, që të aplikojnë për regjistrim me sipërfaqen dhe numrin e parcelës kadastrale në shërbimin bujqësor të administratës komunale të komunës së Bujanocit, Zyra Nr. 308.

 Ju njoftojmë se Oda Agrare e Prodhuesve Bujqësorë të Serbisë dhe Komuna e Bujanocit kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar fermerët që përsëri të  fillojnë me  prodhimin e duhanit. Është dakorduar që të bëhen përgatitje cilësore për vitin e ardhshëm, pra   për vitin 2022, në mënyrë që të bëhet  gjithçka që është e nevojshme sipas Ligjit dhe  periudhës  agro-ekonomike  që kjo  prodhimtari  të jetë e  suksesshme.

Oda Agrare së bashku me Agjencinë e Duhanit për marrjen e lejeve për prodhimin e duhanit  nga ne po  kërkojnë  listën e  prodhuesve të mundshëm si dhe sipërfaqet  me numër kadastral të parcelave në të cilat do të mbillet duhani si  dhe vendbanimet ku do të prodhohej duhani.

Mund të themi me siguri se Agjencia e Duhanit do të ishte shumë e lumtur të lëshonte të gjitha lejet e nevojshme për të rifilluar prodhimin në komunën e Bujanocit, ku tradicionalisht prodhohet duhani me cilësi më të lartë në rajon, është  siguruar edhe  kompanija që do të bënte kontrata me prodhuesit nën kushtet e tregut në kënaqësinë e të dyja palëve.

Për këto arsye, Shërbimi bujqësor fton të gjithë prodhuesit e mundshëm të lajmërohen dhe regjistrohen. Regjistrimi bëhet në zyrën nr. 308 apo  përmes një formulari të plotësuar përmes faqes së internetit www.bujanovac.rs e të dërgohen në imejl adresën : poljoprivreda@bujanovac.rs

obrazac-formulari

COMMENTS