HomeAktuale

Gatishmëri për bashkëqeverisje në KKSH, konsultimet vazhdojnë nesër

Ka përfunduar takimi konsultativ ndërmjet përfaqësuesve të katër listave zgjedhore, i mbajtur sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) n

Vajzat e KV Flaka pjesëmarrëse në turneun “Beach Volley U14” në Ferizaj
Erdhën librat, entuziazmohet Mustafa
Ambasadori i OSBE-së vizitë pune edhe në Preshevë

Ka përfunduar takimi konsultativ ndërmjet përfaqësuesve të katër listave zgjedhore, i mbajtur sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, me ftesë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), në cilësinë e fitueses së zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Burimet e FOLonline nga brenda takimit bëjnë të ditur se gjatë diskutimeve është shprehur gatishmëri nga listat zgjedhore për ndërtimin e një bashkëqeverisjeje në këtë institucion.

Megjithatë, ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, ndërsa konsultimet ndërmjet përfaqësuesve të listave pritet të vazhdojnë nesër.

Takimi i sotëm paraqet hapin e parë drejt një marrëveshjeje të mundshme për qeverisje gjithëpërfshirëse në KKSH, ndërsa mbetet të shihet nëse subjektet politike do të arrijnë pajtueshmëri për modalitetet e bashkëqeverisjes.

/FOLonline/

COMMENTS