HomeShoqëri

Rexhepi: Vendosja e “policëve të shtrirë” në Tërnoc e pashmangshme

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka ngritur shqetësimin për sigurinë në hyrje-daljen kryesore të fshatit Tërnoc, duke kër

Shërbimi i Trupit Koordinues vazhdon të insistojë në dialog institucional
Kështu do të duket “Kinemaja e vjetër” në Preshevë
Fjala e redaktorit: (Mos)Uniteti i shqiptarëve të Bujanocit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka ngritur shqetësimin për sigurinë në hyrje-daljen kryesore të fshatit Tërnoc, duke kërkuar vendosjen e pengesave artificiale të shpejtësisë (“policëve të shtrirë”) në dy pikat më kritike të këtij segmenti rrugor.

Sipas tij, kjo pjesë e rrugës prej kohësh është shndërruar në një pikë me qarkullim të dendur dhe problematik, ndërsa shpejtësia e madhe e automjeteve paraqet rrezik të vazhdueshëm për banorët, veçanërisht për fëmijët dhe familjet që jetojnë në këtë zonë.

Rexhepi thekson se, megjithëse është i vetëdijshëm se vendosja e pengesave artificiale mund të mos pëlqehet nga të gjithë drejtuesit e automjeteve, siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme, me shpresën që në të ardhmen të mos ketë më nevojë për masa të tilla.

 

 

COMMENTS