HomePolitikë

Rexhepi reagon ndaj deklaratës së Pajazitit

  Nga një postim i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, është replikuar ndaj kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pa

Sulm fizik ndaj tre zyrtarëve të komunës së Bujanocit, rrëmujë e paparë sot në godinën e administratës
Pajazitì më fjalë të mëdha për kryeministrin Kurti: Do ta zyrtarizojmë bashkëpunimin, ai po bën gjëra të mira për Luginën
Musliu kujton Marrëveshjen e Konçulit

 

Nga një postim i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, është replikuar ndaj kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, lidhur me deklaratat e tij për funksionimin e KKSH-së dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Rexhepi rikujtoi se shqiptarët nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, duke e cilësuar atë si një vendim kombëtar kundër diskriminimit sistematik, pasivizimit të adresave dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Ai theksoi se numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar bazohet drejtpërdrejt në rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë dhe jo në deklarata politike apo “angazhime serioze” të individëve.

Në reagim përmendet edhe letra dërguar Ministrisë në Serbi për ndalimin e shpërndarjes së fondeve për KKSH-në, të cilën Rexhepi e cilësoi si kontradiktore me deklaratat për shqetësim ndaj funksionimit të institucionit.

Sipas tij, përplasjet politike në kuadër të KKSH-së kanë qenë të lidhura me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe jo për interesa personale apo partiake. Ai përmendi gjithashtu diskutimet në Bundestagun gjerman dhe Kongresin amerikan, ku çështja e Luginës së Preshevës është trajtuar si çështje politike dhe e të drejtave të njeriut.

Rexhepi ngriti edhe çështjen e mosndarjes së mjeteve financiare nga Komuna e Bujanocit për KKSH-në, pavarësisht se ato, sipas tij, kanë qenë të planifikuara.

Në fund, ai theksoi se KKSH mbetet institucion kombëtar në shërbim të interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se koha kërkon përgjegjësi, seriozitet dhe unitet politik.

COMMENTS