HomeAktuale

Rexhepi nga brendia e territorit të Kosovës me mesazh për qarkullimin e lirë në kufi

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka publikuar një fotografi nga brendia e territorit të Kosovës, përkatësisht nga fshati

Sinani takon Ambasadorin e Britanisë së Madhe
Arifi ngushëllon Tetovën
Ditë e ngjeshur politike në Bujanoc: Shqiptarët nuk i bëjnë 21+, filluan bisedimet me listat serbe

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka publikuar një fotografi nga brendia e territorit të Kosovës, përkatësisht nga fshati Novosellë ( në afërsi të Breznicës), duke lënë të kuptohet se qarkullimi në pikat alternative kufitare me Kosovën po zhvillohet pa pengesa për banorët e komunës së Bujanocit.

Ky veprim vjen në vazhdën e njoftimeve të fundit lidhur me regjimin e qarkullimit në kufi, duke sinjalizuar se lëvizja në drejtim të Kosovës përmes këtyre pikave mbetet e lirë dhe funksionale.

Publikimi i fotografisë shihet si një mesazh qetësues për qytetarët, të cilët ditët e fundit kanë shprehur shqetësime për mundësinë e kufizimeve në qarkullim.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke pasur parasysh interesimin e madh të banorëve për përdorimin e këtyre rrugëve alternative drejt Kosovës.

COMMENTS