HomeShoqëri

Rexhepi: KKSH do të mbështesë çdo nismë që është në të mirë të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, mori pjesë sot në Konferencën e III-të Ekonomike, e cila u mbajt në Preshevë nën organizimi

Prej sonte kafiteritë dhe restorantet mund të punojnë deri në 23.30
Kryetari Pajaziti uron fillimin e vitit shkollor nga “Migjeni” në Muhoc
Kush e vjedh ndriçimin publik deri në 500.000 dinarë dënimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, mori pjesë sot në Konferencën e III-të Ekonomike, e cila u mbajt në Preshevë nën organizimin e Unionit të Afaristëve “Vizioni” dhe Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.

Në këtë ngjarje u diskutua për projekte zhvillimore me rëndësi për rajonin, përfshirë iniciativën “Hambari i Luginës” si bazë për organizimin bujqësor, rritjen e cilësisë dhe certifikimin e prodhimeve vendore, mundësitë për dalje në tregjet ndërkombëtare dhe përkrahjen e prodhuesve lokalë.

Rexhepi theksoi se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të mbështesë çdo nismë që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës.

COMMENTS