HomeNë fokus

Reagim i APN-së lidhur me konkursin e KKSH-së

Lidhur me shpalljen e rezultateve të konkursit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar edhe Alternativa për Ndryshim. Reagimi i plotë: Për

Cilat janë raportet përbrenda koalicionit në Bujanoc?
Drejtuesit e Federatës Pan-shqiptare “Vatra” nga SHBA, vizitë në Medvegjë
Drejtuesit e Bujanocit dhe Preshevës takojnë kryeministrin Kurti

Lidhur me shpalljen e rezultateve të konkursit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar edhe Alternativa për Ndryshim.

Reagimi i plotë:

Përvoja me zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike, nis me PVD-në, vazhdon me inatet personale të Ardita Sinanit dhe përfundon me subjektivitetin ofendues të Ragmi Mustafit si “udhëheqës” i KKSH-së

Në kohën e migrimit masiv dhe në mesin e problemeve madhore socio-ekonomike e politike për Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar në krye me Ragmi Mustafin, në mënyrë perfide shpërndanë mjetet e Qeverisë së Kosovës në xhepat e militantëve e aktivistëve partiak.

Konkursi i fundit nga KKSH, për të justifikuar mjetet e Qeverisë së Kosovës, përmbushë apetitet e militantëve, dhe u jep kuptim votave të blera për fushatën e zgjedhjeve të 13 Nëntorit.

Konkurs skandaloz me listën e gjatë të përfituesve po aq skandaloze sa vet menaxhimi i mjeteve të Qeverisë së Kosovës, që bie ndesh me veprimtarinë e mirëfilltë të KKSH-së.

Si përfundim, milionat e taksapaguesve kosovar, ndodhen në llogaritë e funksionerëve e aktivistëve të PVD-së.

Njëkohësisht, ky është ofendimi i radhës nga e gjithë struktura e PVD-së, karshi qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Kosova sapo e “ndihmoi” strukturën e përgjithshme të PVD-së dhe jo Luginën e Preshevës!

Dinjitetin që Këshilli Kombëtar Shqiptar e humbi me PVD-në, është koha t’ia kthejmë për hirë të çdo shqiptari të kësaj ane!

Ditëve në vijim, do të bëhen publike faktet për shumat marramendëse, dedikuar përfituesve të pangopur të PVD-së.

COMMENTS