HomeNë fokus

Ramadani takon kryeparlamentarin Konjufca

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, i shoqëruar nga sekretarja, Nermine Aliji Ademi, kanë takuar kryetarin e Kuvendit të Kos

Pa integrim të mirëfillt të pakicave nuk ka Serbi evropiane
Presheva në “luftë” me qenët endacak
Kryediplomatja Haradinaj takon deputetin Kamberi

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, i shoqëruar nga sekretarja, Nermine Aliji Ademi, kanë takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në takim është biseduar për sfidat dhe problemet e shqiptarëve në Luginë dhe agjendat e institucioneve kosovare për tu përballuar me këto çështje.

Postimi i Ramadanit:

Sot, në takim vllazëror me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufcën bashkëbiseduam për një çasje të re bashkëpunimi për qytetarët e  Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit biseduam për problemet dhe sfidat me të cilat preukopohen qytetarët e Bujanocit dhe të Luginës në tërësi dhe kërkuam, që çështja e Luginës së Preshevës, të jetë në axhendën e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari z. Konjufca u zotua që Qeveria e Kosovës edhe të gjitha institucionet e Kosovës do të kenë çasje ndryshe ndaj Luginës dhe zotohen  që të punojnë  në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

#Bashkëmundemi!

COMMENTS