HomeNë fokus

Ramadani takon diplomatin kosovar

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin. Lidh

Mbi 10 milionë dinarë për rehabilitimin energjetik
Banesa për rastet sociale apo për refugjatët nga Kosova?
Lajçaku pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Të drejtat e minoriteteve, kyçe në procesin e integrimit evropian

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin.

Lidhur me agjendën e bisedës, Ramadani ka publikuar këtë postim:

Sot, në takim prita Shefin e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd z.Jetish Jasharin, me të cilin diskutova për problemet që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanovcit.

Ndër ta, theksova edhe problemin e rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Luginë e që është pasivizimi I adresave,i cili duhet të trajtohet edhe si problem institucional i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu kërkova mbështetjen edhe me të fuqishme nga institucionet përkatëse të Kosovës për trajtiminin e të gjitha problemeve që preokupojnë qytetarët e Komunës sonë.

Falënderova edhe për ndihmën financiare  që Kosova po i bën Luginës, konkretisht Bujanocit kohëve të fundit.

 

COMMENTS