Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka zhvilluar një takim pune në Prishtinë me zv/ministren kosovare të Kulturës, Rinisë dh
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka zhvilluar një takim pune në Prishtinë me zv/ministren kosovare të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Në takim, është biseduar rreth bashkëpunimit dhe ndihmave në sferat të cilat i mbulon kjo ministri.
Postimi i kryetarit të KK, Enver Ramadani:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit!
Pata kënaqësinë që sot të pritem nga Zëvendësministrja e MKRS, znj.Daulina Osmani me të cilën bashkëbiseduam rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe ndihmave me programe konkrete nga kjo ministri për Komunën e Bujanocit.
Kërkova që Lugina e Preshevës, konkretisht Komuna e Bujanocit të jetë në kalendarin e Ministrisë përkatëse duke patur nevojat e domosdoshme për zhvillimin e Kulturës dhe Sportit në Komunën tonë.
Gjithashtu kërkova edhe financimin e një muzeut të qytetit të Bujanocit dhe përfshirjen e Komunës sonë në projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Është për tu vlerësuar mirëkuptimi dhe përkushtimi për ta ndihmuar Bujanocin.
Bashkë mundemi!
COMMENTS