HomePolitikë

Rahimi kalon në APN

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike-PD dhe këshilltari i Kuvendit Komunal, Rahim Rahimi, nga sot është bër pjesë e Alternativës për Ndryshim.

Pa integrim të mirëfillt të pakicave nuk ka Serbi evropiane
Musliu në përkujtimin e dëshmorëve në Dobrosin
Ekskluzive: APN e Bujanocit po shqyrton ngrirjen e raporteve me selinë qendrore

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike-PD dhe këshilltari i Kuvendit Komunal, Rahim Rahimi, nga sot është bër pjesë e Alternativës për Ndryshim.

Lajmin e bëri publik kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, i cili postoi një foto me Rahimin duke i dëshiruar mirë se ardhje në këtë subjekt politik.

Postimi i Pajazitit:

Mirë se erdhe Rahim

Nga sot, Alternativa për Ndryshim është pasuruar me një kuadër të pashoq, siç është Rahim Rahimi.

I ndodhur gjithnjë në shërbim të qytetarëve, Rahimi ka vendosur që potencialin e tij ta vë në dispozicion të frymave ndryshuese politike që po e presin Bujanocin.
Ekipi APN-së, pjesë e të cilit do të jetë edhe Rahimi, tash e tutje do të jetë më i fortë.

Besimin në popull që e gëzon ai, është edhe rritje e përkrahjes për subjektin tonë politik i cili pa asnjë mëdyshje do të jetë bartës i procesit të një epoke më të mirë për këtë komunë.

Jemi të bindur se rrugën e Rahimit, ditëve në vijim, do ta ndjekin edhe shumë kuadro profesionale, individë dhe grupe, duke u bërë pjesë e fitores së pashmangshme dhe e qeverisjes nën drejtimin e të rinjve.
Bujanoci po ripërtërihet, rinia po e merr fatin në duart e veta.

COMMENTS