HomePolitikë

Qeveria e re në Serbi, reagime në Luginë ndaj propozimit për Demo Berishën

Propozimi për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, që do të drejtohet nga profesori Gjuro Macut, ka mbërritur tashmë në Kuvendin e Serbisë. S

Delegacioni nga Lugina përmbyll vizitën në Strazburg
Qeveria e Kosovës ndan 17.530 euro për aktivitetet lobuese të përfaqësuesve të Luginës
Rrugët e kalueshme në Bujanoc

Propozimi për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, që do të drejtohet nga profesori Gjuro Macut, ka mbërritur tashmë në Kuvendin e Serbisë.

Sipas paralajmërimit të kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq, nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.

Në mesin e ministrave të propozuar si emra të rinj përmenden:

Dejan Vuk Stanković – Ministër i Arsimit,

Nenad Vujić – Ministër i Drejtësisë,

Dragan Glamočić – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Sipas mediave serbe, janë propozuar edhe këta emra të njohur:

Sinisha Mali – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Financave

Ivica Daçiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme

Adrijana Mesaroviq– Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë

Sara Pavkov – Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit

Aleksandra Sofronijeviq – Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës

Dubravka Gjedoviq Handanović – Ministre e Minierave dhe Energjisë

Jagoda Lazareviq – Ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme

Snezhana Paunoviq – Ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale

Demo Berisha – Ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror

Bratislav Gashiq – Ministër i Mbrojtjes

Marko Gjuriq – Ministër i Punëve të Jashtme

Nemanja Staroviq – Ministër për Integrimet Evropiane

Zlatibor Lonçar – Ministër i Shëndetësisë

Milica Đurgjeviq Stamenkovski – Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale

Jelena Zhariq Kovaçeviq – Ministre për Kujdes ndaj Familjes dhe Demografi

Zoran Gajiq – Ministër i Sportit

Nikola Selakoviq – Ministër i Kulturës

Milan Krkobabiq – Ministër për Zhvillimin e Zonave Rurale

Bela Balint – Ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit

Husein Memiq – Ministër i Turizmit dhe Rinisë

Boris Bratina – Ministër i Informimit dhe Telekomunikacionit

Darko Glishiq – Ministër për Investime Publike

Ministra pa portofol:

Novica Tonçev

Gjorgje Miliqeviq

Usame Zukorliq

Nenad Popoviq

Tatjana Macura

Në këtë përbërje shihen disa emra të rinj, por edhe figura të njohura nga qeveritë e mëparshme. Vlen të theksohet prezenca e përfaqësuesve të komuniteteve pakicë si Demo Berisha dhe Usame Zukorliq në rolet ministrore.

Ndërkohë, ndaj përbërjes së Qeverisë së re, sidomos ndaj figurës së Demo Berishës ka reaguar deputeti Shaip Kamberi.

Ky është reagimi i Kamberit:

Vuçiq sikurse Millosheviqi, “vazhdon me politikën e shqiptarëve të ndershëm”

Propozimi i Demo Berišës për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.

Ky emërim është jo vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm. Sepse Demo Beriša nuk është një përfaqësues i të drejtave të njeriut, por një simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.

Siç dëshmojnë pamjet, deklaratat dhe intervistat publike, Demo Beriša është një ish-oficer i ushtrisë serbe, pjesë e strukturave që kanë qenë të përfshira në krime të luftës në Kosovë.

Edhe pse thotë se është nga Peja, ai publikisht deklaron se atdheu i tij është Serbia, se Kosova është “Kosova e Metohisë” dhe mohon ekzistencën e Republikës së Kosovës. Jo vetëm kaq – ai është themelues i një organizate me emër serb, “Matica Albanaca Srbije,” ku mbrohet trashëgimia e bashkëpunëtorëve të Serbisë në periudhat më të errëta të historisë sonë, madje edhe Esat Pashë Toptani, i njohur për tradhti ndaj kombit shqiptar.

Demo Beriša vetem mund te jete Faik Jašari 2.0, i cili ishte pjesëmarrës në delegacionin e Serbisë në Rambuje. Faik Jašari, edhe pse kishte zgjedhur të mbetet pjesë e institucioneve të Serbisë para vitit 1999, pas luftës u detyrua të largohej nga Kosova dhe për 20 vjet nuk është kthyer më.

Ai është simbol i një të kaluare që ka përfunduar. Ai mbetet jashtë institucioneve, jashtë Kosovës, si një figurë e harresës dhe disfatës, figure kuislinge.

Ndërsa Demo Beriša, i cili ndan të njëjtën ideologji me Jašarin – që Kosova është Serbi dhe shqiptarët duhet të nënshtrohen nën këtë realitet – po promovon këtë frymë si “shqiptari model” për Serbinë.

Ai shfaqet në intervista duke mohuar NATO-n, duke përkrahur narrativën serbe për luftën dhe duke u paraqitur si përfaqësues i shqiptarëve në Serbi. Ai është përdorur dhe po përdoret si një mjet propagandistik për të legjitimuar narrativën se shqiptarët janë të integruar dhe të kënaqur në Serbi – për sa kohë që ata mohojnë Kosovën dhe i binden Beogradit.

Demo Beriša nuk përfaqëson shqiptarët, por një version të të instrumentalizuar për interesa të politikës serbe, sikurse disa tjerë në periudhën e Millosheviqit.

Propozimi i tij si ministër nuk është për të drejtat e njeriut, por për vazhdimin e një politike që do të shuajë zërin e shqiptarëve të vërtetë në Serbi, sikurse përfaqëson edhe një fyerje për të gjitha pakicat tjera në Serbi, që përbëjnë 20 përqind të popullatës së këtij shteti.

Ky propozim është i rrezikshëm sepse legalizon mohimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, dhe institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e tyre do të shndërrohet në një parodi të vetvetes.

Prandaj, ky emërim nuk duhet të kalojë pa reagim – as nga shqiptarët e Luginës, as nga institucionet në Prishtinë, as nga Tirana zyrtare dhe as nga faktori ndërkombëtar.

Heshtja ndaj këtij absurdi është bashkëfajësi.

COMMENTS