HomeNë fokus

Qeveria e Kosovës ndan 17.530 euro për aktivitetet lobuese të përfaqësuesve të Luginës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për ndarjen e mjeteve financiare. FOLonline nga burim

Rezultatet preliminare në Bujanoc me numrin e mandateve të fituara
Agjenda: Ditët e Komandant Lleshit
Shembulli i Amarit duhet mbështetur edhe institucionalisht

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për ndarjen e mjeteve financiare.

FOLonline nga burimet e veta mëson se bëhet fjalë për 17.530 euro të cilat i dedikohen KKSH-së dhe përfaqësuesve tjerë nga Lugina me qëllim të altiviteteteve të lobimit.

Burimet e mediumit kanë theksuar se për këtë qëllim është paraparë një vizitë në Këshillin e Evropës në Strazbur gjatë muajit qershor.

Kujtojmë se ekzekutivi kosovar deri më tash ka mbështetur edhe vizitat lobuese të përfaqësuesve të Luginës në SHBA.

COMMENTS