HomeNë fokus

Kamberi propozon qeverisje të përbashkët në KKSH, pa opozitë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë thirrje për bashkimin e katër listave zg

Rregullimi i parkimit në Bujanoc
Pajaziti:N.P Komunalia, pasqyra e një qeverisje të dështuar
Vajzat e KV Flaka pjesëmarrëse në turneun “Beach Volley U14” në Ferizaj

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë thirrje për bashkimin e katër listave zgjedhore në drejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 nëntor.

Në një postim pas publikimit të rezultateve preliminare, Kamberi ka kërkuar që fryma e bashkëpunimit të dëshmuar në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit të bartet edhe në funksionimin e KKSH-së.

Ai ka theksuar se lista e PVD-së, me numër 3 dhe me Enkel Rexhepin bartës, ka marrë më së shumti vota dhe se duhet respektuar parimi i fituesit, duke marrë parasysh edhe peshën zgjedhore të secilës listë.

Kamberi u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që garuan në zgjedhjet për KKSH që të ndajnë përgjegjësinë për drejtimin e këtij institucioni dhe të marrin pjesë në vendimmarrje, pavarësisht dallimeve politike.

“Jemi të përkushtuar që në KKSH të mos ketë opozitë”, ka deklaruar Kamberi, duke ftuar katër listat që të bëhen bashkë, ashtu siç ishin në procesin e zgjedhjeve parlamentare.

Thirrja e kryetarit të PVD-së vjen pas një gare zgjedhore me katër lista për përbërjen e re prej 29 anëtarësh të KKSH-së, ku rezultatet preliminare e nxorën listën e PVD-së në vendin e parë.

COMMENTS