HomeAktuale

PVD akuzon pushtetin lokal për veprime të paligjshme 

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka reaguar ashpër ndaj, siç thuhet në komunikatën e saj, veprimeve të paligjshme dhe provokuese nga ana e Zyrës

Protesta për mungesën e ujit, drejtuesit komunal premtojnë zgjidhje
Partia Demokratike dërgon ftesat për bisedime rreth koalicionit
Ftesë për pjesëmarrje në punëtori “Drejt punësimit”

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka reaguar ashpër ndaj, siç thuhet në komunikatën e saj, veprimeve të paligjshme dhe provokuese nga ana e Zyrës për të rinj dhe pushtetit multietnik të Komunës së Bujanocit, të kryera gjatë ditëve të fundit.

Sipas PVD-së, të dielën, më 13 korrik, në orët e hershme të mëngjesit, pa asnjë paralajmërim dhe pa konsultim me përfaqësuesit e partisë apo banorët e objektit, është hequr një bilbord promovues i vendosur nga kjo parti në muret e ndërtesës ku ndodhet selia e saj, në sheshin e qytetit. Ky bilbord, bashkë me kornizën metalike, sipas partisë, ishte pronë e PVD-së dhe kishte qëllim promovimin gjatë fushatës zgjedhore.

Vetëm një ditë më pas, siç theksohet në komunikatë, në të njëjtën hapësirë është vendosur një bilbord tjetër, këtë herë i sponsorizuar nga Komuna e Bujanocit dhe i vendosur nga Zyra për të rinj, sërish në orët e mëngjesit dhe me asistencë policore.

PVD pretendon se vendosja e këtij bilbordi është bërë në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacion dhe leje përkatëse, me automjet komunal të drejtuar nga një person i jashtëm që nuk është i punësuar në administratën komunale apo në ndërmarrjen publike “Komunalia”. Po ashtu, theksohet se gjatë punës nuk janë respektuar as masat e sigurisë për punëtorët.

“Pushtetit multietnik të Bujanocit më shumë i pengoi bilbordi i PVD-së, sesa mbishkrimi në gjuhën serbe dhe cirilike i ‘hebes’ së dikurshme që ende ndodhet në ndërtesën përballë,” thuhet më tej në reagimin e kësaj partie.

PVD ka paralajmëruar se për këto veprime do të paraqesë kallëzime në organet përkatëse, përfshirë prokurorinë dhe inspektoratet, për dëmtim prone, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelje të standardeve të sigurisë në punë.

 

COMMENTS