Nga një postim i Adem Salihit, kryetar i degës së SSP-së në Bujanoc dhe drejtor i Organizatës Turistike të Bujanocit, bëhet e ditur se sot është m

Nga një postim i Adem Salihit, kryetar i degës së SSP-së në Bujanoc dhe drejtor i Organizatës Turistike të Bujanocit, bëhet e ditur se sot është mbajtur një takim me kryetarin e partisë SSP dhe ministrin pa portofol, të ngarkuar për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, Usame Zukorlić.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për hapat e mëtejmë të veprimit të degës së SSP-së në Bujanoc, mënyrën e qeverisjes së Komunës së Bujanocit në bashkëpunim me partnerët e koalicionit, si dhe për avancimin e punës së institucioneve lokale.
Theks i veçantë i është kushtuar dakordimit për projekte konkrete që synojnë ngritjen e standardit jetësor të komunitetit rom në Bujanoc, investimeve në arsim dhe infrastrukturë, si dhe një angazhimi të vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe diskriminimit.
Gjatë bisedimeve është nënvizuar edhe roli i rëndësishëm i Organizatës Turistike të Bujanocit në zhvillimin e komunitetit lokal, promovimin e komunës, krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në përmbyllje të postimit, Salihi ka theksuar se do të vazhdojnë të punojnë me përgjegjësi dhe përkushtim në interes të të gjithë qytetarëve të Bujanocit.

COMMENTS