HomeNë fokus

Përurohet rruga Muhoc- Zarbincë

Me prerjen e shiritit, sot është bërë inaugurimi i rrugës Muhoc-Zarbincë në Malësi të Bujanocit. Banorë të kësaj treve por edhe të vendbanimeve tje

Tre kallëzime penale për kërcënime në Facebook ndaj redaktorit të FOLonline
Hoti priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës
KF “ Tërnoci “ i gatshëm si kurrë më parë (foto&video)


Me prerjen e shiritit, sot është bërë inaugurimi i rrugës Muhoc-Zarbincë në Malësi të Bujanocit.
Banorë të kësaj treve por edhe të vendbanimeve tjera brenda komunës ndoqën solemnitetin e rastit, ndërsa nuk munguan as vallet në shenjë gëzimi.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, përveç se me aktin solemn të inaugurimit u nderua edhe me një pllakë falenderuese.
Atij i’u thurrën edhe lavde nga disa prej banorëve.
Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kishin filluar në vitin 2016.
Përveç kryetarëve të komunës, Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi në aspektin e ndërtimit të saj ishin përfshirë edhe 4 drejtorë të drejtoratit për ndërtim, respektivisht më vonë të drejtoratit për investime, edhe atë: Agim Haliti, Naim Rexhepi, Enver Ramadani dhe Rahim Salihi.
Madje, disa nga banorët e Malësisë sot i thanë FOLonline se njëri ndër më meritorët për ndërtimin e kësaj rruge është pikërisht Rahim Salihi.
“ Nën udhëheqjen e tij kjo rrugë u bë e gatshme, mbeti vetëm asfaltimi “ , theksoi njëri ndër banorët.
Kujtojmë se kjo rrugë ishte dashur të asfaltohej në pranverë të këtij viti por për shkak të kushteve atmosferike nuk ishte realizuar një gjë e tillë.
Në solemnitetin e sotëm përveç bashkëpunëtorëve të Arifit prezent ishte edhe zv/ kryetari Shqiprim Musliu por jo edhe partnerët e koalicionit nga PVD dhe APN.
Nga këto subjekte politike thonë se nuk kanë pasur asnjë lloj ftese nga ana e organizatorëve të solemnitetit të sotëm.

Komuna e Bujanocit përmes faqes zyrtare në FB kështu ka raportuar për inaugurimin e kësaj rruge:

DITË HISTORIKE PËR MALËSINË E BUJANOCIT: PËRUROHET RRUGA MUHOC – ZARBINCËQytetarët e Malësisë së Bujanocit sot në…

Gepostet von Komuna e Bujanocit – Faqja Zyrtare am Samstag, 5. September 2020

DITË HISTORIKE PËR MALËSINË E BUJANOCIT: PËRUROHET RRUGA MUHOC – ZARBINCËQytetarët e Malësisë së Bujanocit sot në…

Gepostet von Komuna e Bujanocit – Faqja Zyrtare am Samstag, 5. September 2020

 

COMMENTS