HomePolitikë

Përpjekjet e kryeministrit për koalicionin në Preshevë: Kurti takohet përseri me liderin e PDSH-së, Ragmi Mustafa

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot të insistojë në arritjen e një marrëveshje koalicioni në Preshevë midis PVD-së dhe PDSH-s

Haxhi Nexhmedin ef.  Saqipi kryen punë me rëndësi në Arabi, merr organizimin e Haxhit
LR merr pjesë në të dyja takimet e ftuara, si në të APN-së ashtu edhe të PVD-së
Musliu: Qofshin të mallkuar ata që e penguan implementimin e Marrëveshjes së Konçulit

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot të insistojë në arritjen e një marrëveshje koalicioni në Preshevë midis PVD-së dhe PDSH-së, shkruan FOLonline.

Për këtë qëllim, kryeministri ka takuar sot kryetarin e PDSH, Ragmi Mustafa, njoftojnë burimet e FOLonline nga Prishtina.

Sipas të njejtave burime, nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret edhepse çështja mbetet e hapur.

Në ndërkohë, mediumi merr vesh se çështja e koalicionit në Preshevë do të zgjidhet deri ditën e shtunë.

Poashtu bëhet e ditur se mund të rifillojnë bisedimet në kampet tjera politike për të parandaluar shkuarjen në zgjedhje të reja.

COMMENTS